Monday , January 18 2021
FOTO ARKIVA

Prej disa ditësh i infektuar. Ndërron jetë biznesmeni i njohur elbasanas.

Covid-19 i ka marrë jetën biznesmenit të njohur elbasanas, Edi Kapedani. Me gjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin. Kapedani ndërroi jetë në spital, në moshën 57-vjeç, tre javë pasi ishte prekur nga Covid-19. Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.

I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve. Ai ishte edhe sipermarrës i disa TEC-eve. Në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje,

12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.