Monday , January 18 2021

Propozimi i Erion Veliajt për mesnatën e Vitit të ri. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije së fundmi për Neës24 një propozim të bashkisë, ku theksoi se festa e ndërrimit të viteve do të shkojë te të gjithë njerëzit pavarësisht situatës nga pandemia. Ai u shpreh se do të jenë 11 vende publike, ku do të ketë një spektakël fishekzjarrësh.

Të gjithë e kuptuam edhe vjet pas tërmetit. Na vjen një fatkeqësi po jeta vijon për hir të fëmijëve. Kemi bërë një propozim festa do shkojë te njerëzit. Do kemi 11 vende publike, ku do të kemi një spektakël fishekzjarrësh. Cdo kush do ketë ndjesinë e festës, do shpërndahet në lagjet e Tiranës. Në mesnatë kur hidhen fishekzjarret cdo kush do e shijojë nga ballkoni i vet.

Ju vetë do jeni në tarracën e bashkisë?

Do jemi në shtëpinë tonë, nuk do shkelim rregullim. Do jetë vetëm teknika që do merret me dekorin e festimet, do kenë autorizim për të lëvizur. Unë e familja ime, kemi marrë një listë, ku janë njerëz që janë të moshuar, të vetmuar, sidomos në ndërrimin e viteve që prej pandemisë nuk janë bashkuar. Fokus do të jenë ata këtë fundvit.