Monday , April 19 2021

Paparacët kapën mat Georginën/ Fansat u dashuruan akoma më shumë pas saj me gjestin që bëri për djalin e Ronaldos

Partnerja e Criastiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj familjes dhe këtë gjë e vulosi edhe me veprimin e fundit për djalin e madh të futbollistit të famshëm. Dy ditë më parë, modelja bukuroshe është fotografuar nga paparacët në Itali ku shihej e veshur si elf me kostumin me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe me kapuç jeshil.

Ky moment është kapur gjatë kohës kur ajo u largua nga shkolla e Cristiano Jr, pasi ndoqi festën e Krishtlindjes në shkollën e tij. Nuk e dimë se çfarë roli ka patur ajo në shfaqje por ky veprim i saj është vlerësuar  shumë nga fansat. Georgina herë pas here poston foto me fëmijët, duke treguar se e gjithë familja po qëndrojnë të bashkuar dhe të lumtur së bashku.