Wednesday , April 21 2021

Përkujtimi i veçantë që AST Elbasan i bëri Ervin Saraçit. Djalit të qeshur që u nda papritur prej nesh.

Ditën e sotme AST Elbasan, ashtu si çdo javë organizoi një udhëtim në një prej maleve të Shqipërisë. Por ndryshe nga javët e tjera ngjitja e some kishte një motiv të veçantë. Kjo ngjitje ishte në kujtim të n/kryetarit të Bashkisë Ervin Saraçi, njëkohësisht dhe anëtar i AST, i cili fatkeqësisht u nda papritur nga jeta.

Një baner gjigand në të cilin shkruhej “Lamtumirë Ervin… Lamtumirë miku ynë i qeshur! Ti u largove Ditën e Maleve, por mes tyre dhe mes nesh do të mbetesh në përjetësi” u hap përgjatë ngjitjes në majën e Bukanikut në Gjinar.

Ervin Saraçi do të mbahet mend për kontributin tij në Bashkinë e Elbasanit, për vëmendjen që i kushtonte çdokujt që kishte nevojë, për dashurinë e tij për malet dhe natyrën si dhe për buzëqeshjen e tij që kurrë nuk e ndau prej vetes.