Monday , April 19 2021

Shuhet në moshën 24 vjeçare sportisti i talentuar shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 24 vjeçare notari shqiptar Klavio Meca. Lajmin e zi e njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook. “Një lajm i pabesueshëm na erdhi si boɱbë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur ďhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion!  Do të na mungosh…!” mbyllet postimi i KOKSH.