Monday , April 19 2021

Reagon kirurgia pas shkarkimit nga puna të mjekut të Urgjencës. “Uroj mos të duhen mjekë në grahmat e fundit të pushtetit tuaj.”

Kirurgia Lida Shosha ka reaguar pas shkarkimit nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Shosha i drejtohet kryeministrit Rama e shprehet se ky i fundit asnjëherë nuk i ka dashur mjekët me zemër. Ndërkaq, Shosha shkruan në postimin e saj, që para se të pushohen mjekët, duhen pushuar parlamentarët.

Ajo thotë  gjithashtu se bluzat e bardha po humbin jetën njësoj si vetë pacientët, e kjo për shkak të kushteve të këqija në spitale. Kujtojmë që ditën e sotme është shkarkuar nga detyra mjeku i Urgjencës Ilir Allkja. Vendimi është marr nga drejtori Enkelejdi Joti i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetin social Facebook si edhe në media

Postimi i Lida Shoshës:

Mjekët… Të gjithë e dime që ju, Z.KM nuk i doni mjekët, zaten si keni dashur kurrë, madje i keni urryer. Sepse, mjekët profesionistë, nuk e shesin shpirtin e lirë, djersën e derdhur natë e ditë ne shërbim të jetës, për individë të pushtetshëm, të katapultuar, nga vota e shqiptarëve te ndershëm.

E dimë mirë, qe ca syresh, i keni përdorur sa herë ju është dashur, ca të tjerë i keni flakur dhe shkelur pa mëshirë kur jua kane plasur te vërtetën sheshit, atë …të vërtetën- të vërtetë, jo fasaden tuaj me kolore e shkaravina. Mirpo ja, që te zuri rrota bishtin me Pandeminë, mallkove Perendinë, se te duhen Mjekët, këta *shpirtra te pabindur, rebelë e kokëshkretë*, madje, bëre show me dhurata e trëndafila, me ca karafila….

Të duhen Mjekët, ca të bëjnë punën, ca të të duartokasin, e ca ti përdorësh, për fushatë, se zaten kur i hipen kalit je Skënderbe mbi Atdhe, e ku ka kohë më të artë se tani, të shfrytëzosh djersën e orët pafund të mjekëve, për të siguruar përsëri kolltukët e pushtetit.

Po ke harruar një gjë, dhe Mjekët ty stë kanë dashur kurrë, Mjeket smund të duan arrogancën, fodullëkun, mosmirënjohjen, njeriun që ďhunon e përcmon cdokënd qe nuk i përshtatet filozofisë së elitës në pushtet. Filozofia e mjekut është jeta, minutat, sekondat që e ndajnë nga vďekja, filozofia e mjekut , është bohem dhe piedestal, himn për jetën.

Mjekët janë njerëz punëtorë, po Mjekët duan kushte tu shërbejne te sëmurëve që lëngojnë, mjeket duan mbrojtje për jetën e tyre, të fëmijeve e familjeve të tyre. Mjekët e infermierët, po vdesin po njësoj si populli, e nëse sot ke pak Mjekë, nesër sdo kesh hiç.

Para se ti mbyllësh gojën një Mjeku, që tregon vështiresitë dhe strapacimin në shërbimin ndaj njerëzve, mbyll gojet e deputetëve që përdhosin, baltosin, lën kokrrën e namit para gjithë popullit shqiptar, duke lemerisur të madh e të vogel, në vendin më sublim te fjales se lirë, Kuvendin e Shqipërisë, madje bën mirë ta nisësh nga vetja.

Para se të pushosh një mjek, pusho me dhjetra parlamentarë të paedukuar, të pashkollë, new entry kërpërata, që eglendisin fantazite e tua te natës dhe histerizmat e ditës. Para se të pushosh një Mjek,qe i është dashur një jetë investim te bëhet, pusho pushtetarët e korruptuar që kanë ᴠjedh milionat, me bizneset maramendëse e vila hollivudjane, ku një orë, ju vlen sa një respirator.

Sot një mjek,që përballet direkt me Covid -19, vlen më shuma se kopeja që të ndjek me koken ulur, si dhentë pas cobanit në Çobanistanin tuaj, fanar imagjinar mes Europës. E kulti juaj, do cbëhet nje ditë, askush nuk është i përjetshëm, uroj mos te duhen mjekë në grahmat e fundit të pushtetit tuaj, të oksigjenojnë qelizat e decerebruara nga epshi i përjetesise.