Sunday , April 18 2021

Rritja e pagës minimale për vitin 2021, ekspertët: Vendimi i qeverisë rëndon tek…

Viti 2021 do të sjellë ndryshme në taksa dhe do të rritet paga minimale. Sic ishte paralajmëruar, të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim gjatë këtij viti. Ky vendim do të zbatohet deri në vitin 2029. Bizneset me qarkullim vjetor 0 deri në 5 milion lekë paguajnë zero tatim-fitim, ndërsa ato me xhiro 5-14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar 5%.

Rritja e pragut të  TVSH-së nga 2 milion në 10 milion për ekspertët nuk është masa e duhur, pasi mund të ndikojë në të ardhurat e buxhetit.

 “Këto janë ndryshime që e ndihmojnë administratën që të jetë më efiçente. Por nga ana tjetër rreziqet për mosrealizimin e të ardhurave do të jenë shumë të shtuara. Relaksinimi i andimistrimit tatimor, bashkë me përjashtime të mëdha fiskale, të gjitha këto rrisin pasigurinë”, shprehet Selami Xhepa në një intervistë për Abc News.

Ndërkohë që sipas Azmi Stringës, rritja e pagës nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë synon të mbledhë më shumë të ardhura në buxhet dhe rëndon të vetëpunësuarit

“Këta të vetëpunësuar që kanë qenë në vështirësi financiare, po u rritet barra nga rritja e pagës mininale”,thotë ai.