Wednesday , January 20 2021

Sa shumë janë rritur, Valbona Selimllari poston pozën e ëmbël me fëmijët

Ish-Miss Albania, Valbona Selimllari, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Ndonjëherë nuk ngurron që të publikojë edhe fotografi me fëmijët e saj. Bukuroshja ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me të tre fëmijët e saj. Pozën e ëmbël e ka shoqëruar me dy emoji, me një zemër dhe globin, duke lënë të kuptojë se për të janë “e gjithë bota”.