Monday , January 25 2021

Blendi Fevziu blen makinën që kushton më shumë se fiton një shqiptar për 10 vite, ja çfarë pamje përrallore ka

Blendi Fevziu është padyshim gazetari më i pasur në Shqipëri. Ai gjeneron të ardhura të shumta nga emisioni i tij “Opinion”, por edhe nga bizneset apo pronat.Së fundmi gazetari i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze për Vitin e Ri. Fezviu ka blerë një automjet të ri, Mercedes Benz S Class, të vitit 2020, versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane, shkruan meganews.al

Një automjet i tillë në Gjermani ka çmim fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve. Duke llogaritur edhe tarifat e doganimit në Shqipëri, Fevziu duket se e ka marrë me një cmim edhe më të kripur.

Ai më parë përdorte një automjet të tipit Audi A8, me vlerë në ditët e sotme rreth 40 mijë euro.