Sunday , April 18 2021

“Ndërkohë që qaja për të mësova se pres një fëmijë” Arbana tregon dritëhijet e 2020-s me fotot më të bukura

Arbana Osmani ka bërë ditën e djeshme një bilanc të vitit të vështirë që po lëmë pas. Ajo ka treguar se 2020 nisi me një ngjarje shumë të hidhur, ndarjen nga jeta të nanës, gjyshes së saj. Moderatorja e njohur e “Dua të të bëj të lumtur” ka treguar se ndërsa qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë.

Më pas ajo ka rrëfyer se në lindjen e Diellit nuk mundi të kishte pranë të ëmën, pasi vuante bashkë babain e saj nga Covid-19. Ajo shprehet se këtë vit nuk mundi të ishte e pranishme në ekran, por ka qenë në kuzhinat e gjithë shqiptarëve me receta të shumta gatimi. 

Bilancin e saj të 2020-tës, Arbana e ka shoqëruar edhe me fotot më të bukura të këtij viti, duke përfshirë atë që ka realizuar me dy djemtë e saj, menjëherë pas lindjes së Diellit.