Wednesday , April 21 2021
Foto Arkiva

Rëndohet bilanci i aksidentit të sotëm në Elbasan

Ka ndërruar jetë pasagjeri i mjetit tip Volsëagen që u përfshi në aksidentin në aksin Elbasan-Bradashesh, ku një mikrobus me turistë që kthehej nga Korça për në kryeqytet, u përplas me një autoveturë kabriole. Shtetasi që ka ndërruar jetë është K.D 26-vjeç. Makina me të cilën ai po udhëtonte drejtohej nga shoferja me inicialet F.B. e cila është e plágosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve.

Si pasojë e përplasjes, u plágosën gjithsej 7 persona, 5 prej të cilëve pasagjerë të mikrobusit, të cilët ndodhen jashtë ŗrezikut për jetën, si dhe dy personat që udhëtonin me autoveturën Volsëagen, 1 prej të cilëve ndërroi jetë pak çaste më parë.

Kujtojmë se me aksidentin e Elbasanit, sot në ditën e tretë të vitit të ri, u shënuan 5 aksidente tŗagjike me 3 viĸtima dhe disa të plágosur. Në mëngjes herët një 24 vjeçar humbi jetën në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë. I riu drejtonte një mjet tip “Benz”, por humbi kontrollin. Një 62 vjeçar humbi jetën në Përmet. Ai udhëtonte me biçiklete ne aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku u godit nga një mjet “Renault”. Një tjetër aksident ndodhi edhe në Gjorm të Vlorës, ku një 27 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plágosur.