Monday , April 19 2021

“Fluturo lart, hapi krahët”. Gazetarja shqiptare humb nënën, dedikimi prekës.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fiori Dardha ndodhet në zi. Ajo ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se mamaja e saj ka ndërruar jetë. Moderatorja  bën një dedikim prekës, ndërsa shkruan se parajsa është fitimtare sepse i është bashkuar shpirti i saj i bukur. Postimi i ndjerë Fiori Dardhës:

Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!

Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam!