Saturday , January 16 2021

Gjenden 2 vajzat e zhdukura që prej 1 janarit.

Dy vajzat 16-vjeçare që u zhdukën prej datës 1 Janar 2021 nga Tirana, janë gjetur sot nga policia. Të miturat ndodhen aktualisht në Përmet, në komisariatin e policisë. Vajzat, shoqe me njëra-tjetrën, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të dërgohen drejt Tiranës për të shkuar në banesat e tyre. Prindërit e dy vajzave kishin bërë ďenoncim në Policinë e Tiranës në datë 1 Janar se dy 16-vjeçaret ishin zhdukur.

Dy vajza adoleshente janë deklaruar të humbura nga familjarët e tyre që prej datës 1 Janar. Pòlicia e Tiranës njoftoi në atë kohë se kanë qenë prindërit e dy vajzave, që janë shoqe mes tyre, ata që kanë bërë ďenoncimin në Pòlici, për shkak se kishin humbur kontaktin me fëmijët e tyre. Vajzat u shpallën në kërkim dhe fiiloi puna për gjendjen e tyre, deri ditën e sotme që u gjendën në Përmet.