Monday , May 10 2021

Me tuba në hundë/Gentian Zenelaj shfaq foto nga spitali: Lùftova sëmundjen e pabesë, por …

Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit Stop në Tv Klan, Gentian Zenelaj, ka fituar beťejën me sëmundjen e koronavirusit Covid-19. Vetë aktori ka publikuar një foto nga spitali në rrjetet sociale, ku thotë se pas 14 ditësh të vështira, më në fund ia ka dalë ta kalojë këtë sëmundje.

Ai ka falenderuar dhe mjekët që janë kujdesur për të. “14 ditë lùftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Gentian Zenelaj.

Por, për fat të keq, Gentian Zeneliaj ka humbur njeriun e shtrenjtë për shkak të Covid-19. Më datën 28 Dhjetor 2020 Genti ka humbur edhe babain e tij nga ky virus. Ai e ka bërë vetë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook të disa ditëve më parë, ku ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen që ka marrë.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” ka shkruar në postimin e tij Genti.