Monday , April 19 2021

“Ej ç’më bëre?!”, mjekja i jep informacionin që nuk e priste në mes të emisionit, Blendi Fevziu vë duart në kokë

Ne emisionin e Blendi Fevziut u diskutuan pasojat në shëndet nga festat e fundvitit. Pjesë e panelit të të ftuarve ishte edhe dermatologia dhe mjekja estetike dr. Lida Hoxha. Ajo ka treguar grupmoshat që kanë më shumë probleme për të hequr kilet e tepërta që janë marrë gjatë festave të fundvitit.

Doktoreshë Lida i ka treguar moderatorit Blendi Fevziu se grupi më problematik ishin ata nga 30-50 vjeç, të cilët lënë veten pas dore. Mirëpo kur dëgjoi moshën e tij të përfshirë, Fevziu duket se nuk e përjetoi mirë.

PJESË NGA BISEDA: Lida Hoxha: 30-mbi 50 vjeç kanë probleme mbipeshën. E lënë veten pas dore. Nuk kujdesen më. Blendi Fevziu: Mua më nxore fare nga grupi që kujdeset për pamjen. Ej ç’më bëre?