Friday , January 15 2021

Kjo nuk pritej/ Emri që caktoi Basha si drejtues fushate në Elbasan (Foto)

Partia Demokratike vijon procesin e përzgjedhjes së drejtuesve politik të qarqeve. Sipas burimeve mësohet se në qarkun e Durrësit, fushatëne elektorale do të udhëheqë Edi Paloka. Paloka më parë ka qenë drejtues i shtabit të zonës së Lezhës. Ndërsa për Elbasanin, Basha ka caktuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. Ai më parë ka qenë shefi i shtabit të qarkut të Shkodrës

Basha ka emëruar deri më tani 5 drejtues politikë në qarqe. Në Shkodër është emëruar Helidon Bushati, në Durrës Edi Paloka, në Fier: Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë ish-kreu i KLSH-së Bujar Leskaj.

Sakaq me interes pritet se cilin qark do të drejtojë Basha, do të jetë në Tiranë apo ndonjë qark tjetër. Caktimi i Palokës në Durrës bën të mendosh se Basha mund të mos jetë në listëne  kandidatëve për deputetë për qytetin bregdetar.