Saturday , January 16 2021

Kur do të jetë situata më e qetë nga koronavirusi? E thotë mjeku, tregon dhe se ç’pritet nga fundi i janarit

Mjeku Arjan Mezini ka folur sërish për pandeminë në vendin tonë, ku thekson se tashmë situata paraqitet më e qetë nëpër spitale. Më tej, ai shton se do të ketë një shtim të rasteve por jo sic ka ndodhur në nëntor apo dhjetor. Mjeku tha se: “Do të ketë një shtim të rasteve por jo në ato shifra që pamë në Nëntor apo fillim Dhjetori. Vërejmë dhe nëpër spitale shtrimet janë ulur ndjeshëm. Rastet që shtrohen nuk i kalojmë 5-7 maksimumi në një ditë të caktuar deri në 10. Kurse para një muaji shkonte deri në 40. Kjo më bën të mendoj se dy javëshi i fundit i Janarit do të shënojë një rritje por jo në ato shifra siç ishin në Nëntor”.

Së fundmi, mjeku është treguar mjaft optimist. Mezini tha se dhe me nisjen e vaksinimit vera e ardhshme do të jetë më e qetë.

I besoj studimit të profesor Genc Sulçebe dhe Alban Yllit sesa i saktë është, por shifrat aty sorollaten tek 40-50 përqind. Gjysma e njerëzve e kanë kaluar Covidin dhe ne kemi krijuar një përqindje të asaj që quhet imuniteti kolektiv. Nëse do të kemi dhe vaksinën besoj na duhen dhe 2 milionë doza të tjera, kam përshtypjen se do të kemi një verë shumë më të qetë.