Friday , January 15 2021

Pësoi infarkt katër ditë më parë, sulmuesi nuk mbijeton dot

Alex Apolinario pësoi një infarkt katër ditë më parë. Po luhej ndeshja FC Alverca- Uniao Almeirim, dy skuadra që garojnë në divizionin e tretë të futbollit portugez. Në një moment, sulmuesi brazilian i vendasve, u shemb në tokë.

Mjekët e dy skuadrave ndërhynë menjëherë, teksa 24-vjeçari u nis me shpejtësi për spital. Apolinaroi përfundoi në koma, teksa mjekët ia dolën dy herë ta rikthenin në jetë. U mendua se e keqja kaloi, por zemra e lojtarit latin ndali së rrahuri ditën e sotme.

“Me keqardhje të thellë raportojmë vďekjen e atletit tonë Alex Sandro dos Santos Apolinario mëngjesin e sotëm. Klubi ynë do t’i sigurojë mbështetjen e nevojshme familjes së tij. Në këtë moment zie, të gjitha aktivitetet tona pezullohen”, lexohet në postimin e klubit luzitan. /abcnews.al