Tuesday , May 11 2021

“Katastrofë, do humbin jetën mijëra e mijëra qytetarë”, Xhelal Mziu jep ALARMIN.

Ish-kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu, ngre alarmin dhe thotë se diga e liqenit të Paskuqanit mund të shembet, nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për shkak të reshjeve të shumta në gjithë vendin. Mziu thotë se diga është në situatë kritike dhe ŗrezikon jetën e më shumë se 30 mijë familjeve në Paskuqan.

“Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe ŗrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit. Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën”, shkruan ndër të tjera XHelal Mziu.

Shkrimi i plotë: Skandalet e Rilindjes 6% nuk kanë të sosur në Bashkinë e Kamzës!Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe ŗrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit.Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën.Duke parë ŗrezikun e kësaj dige por dhe për ta kthyer në një zonë atraktive liqenin e Paskuqanit, u bë financimi nga Bashkia Kamëz me një vlerë 64 milionë lekë dhe kontrata me kompaninë është lidhur me datë 5 gusht 2019 me një afat 90 ditor, pra për tu mbyllur brenda vitit 2019 !

Ardhja e rilindjes bllokoi dhjetra investime rrugë, kanalizime, tregun e qytetit, por dhe rehabilitimin e digës së liqenit të Paskuqanit. Asgjë në këto rreth 2 vite në Kamëz veç shkatërrimit, ditët i kanë të numëruara, por rasti në fjalë është një katastrofë, që do të humbnin jetën mijëra e mijëra qytetarë.

Koha e llogaridhënies po vjen, më 25 prill do të marrin gjykimin e qytetarëve por dhe të drejtësisë. Uragani blu i fitores së PD do të filloj nga Kamza dhe do të vazhdoj në gjithë Shqipërinë.