Sunday , April 18 2021

Me buzë të holla dhe pa mollëzat ‘perfekte’, si ka qenë Bora Zemani përpara ndërhyrjeve estetike në fytyrë? (Foto)

Bora Zemani është një nga moderatoret shqiptare më të pëlqyera dhe më të komentuara shqiptare. Këtë sezon ajo po prezanton formatin e dashurisë “Për’puthen” në ekranin e ‘Top Channel’ ku ka marrë vëmendjen jo pak herë për stilin e veçantë dhe paraqitjen joshëse.

Mirëpo, si ka qenë Bora vite më parë kur ishte ende e panjohur për publikun shqiptar?! Disa pamje nga videoklipi i këngës “Do të vij të dielën” ku moderatorja ka qenë protagoniste tregojnë se ajo ka ndryshuar jo pak, të paktën në pjesën e tipareve të fytyrës.

Me buzë të holla, mollëzat normale dhe aspak në formë perfekte, Zemani dukej ndryshe nga sa shfaqet sot në ekran. Ndryshimi muajt e fundit që pas moderimit të spektaklit të dashurisë është mëse i dukshëm dhe duke ju referuar pamjeve ajo ju është nënshtruar ndërhyrjeve estetike në buzë, hundë, mollëza si dhe rimodelimin e vetullave.