Friday , January 22 2021

Mori super famë me hit-in “Gangam style”, çfarë ka ndodhur me këngëtarin?

Psy u bë një nga personat më të famshëm në vitin 2012 në mbarë botën, falë këngës “Gangam style”. Lëvizjet e tij karakterizuese në klip, u kthyen në kërcimin që çdokush mësoi përgjatë atij viti. “Gangam Style” dëgjohej kudo dhe nuk kishte person që të mos kishte dëgjuar të paktën një herë të vetme për Psy.

Por, 8 vite pas super famës, çfarë ndodh me këngëtarin? Në fakt, sipas mediave të huaja, këngëtari arriti të fitonte plot 10 milion dollarë vetëm nga klikimet e tij në Youtube. Ndërkaq, pasuria e tij sot ka shkuar në 60 milion dollarë. Ai ka zgjedhur të tërhiqet nga jeta publike, duke shijuar milionat e fituara nga vetëm një projekt muzikor.