Sunday , February 28 2021

Mungon prej ditësh në ekran, Isli Islami zbulon arsyen pse nuk është më në ‘Wake Up’

Që prej së premtes së javës së shkuar moderatori i emisionit të mëngjesit ‘Wake Up’, Isli Islami nuk është shfaqur në program. Ai u zëvendësua fillimisht nga këngëtarja Rosela Gjylbegu e cila shoqëroi Ori Nebijan gjatë moderimit, ndërsa sot Isli ka zbuluar arsyen pse nuk ndodhet në punën e tij të përditshme.

Moderatori ka zbuluar se është infektuar me coronavirus dhe se i duhet të qëndrojë i izoluar për disa ditë. Gjatë një lidhje ‘live’ nga shtëpia e tij, Isli tregoi se përveç tij është infektuar edhe ëma, me të cilën jeton në një shtëpi.

Ndër të tjera Islami përmendi se simptomat e para ishin humbja e shijes dhe nuhatjes, ndërsa bashkë me mamanë e tij po zbatojnë protokollin anti-covid. /Descript.al/