Sunday , April 18 2021

Nevina Shtylla largohet nga “E Diell”? Ja dyshimet

Moderatorja Nevina Shtylla ka përfunduar me sukses rubrikën e saj “Kinostar” tek “E Diell”. Përveç “Kinostar”, Nevina përfshihej në çdo puntatë edhe në rubrikën “Trotuar”, ku të gjithë moderatorët e programit të ditës së dielë, diskutojnë tema të ndryshme. Mirëpo, këtë të dielë, Nevina nuk është parë në asnjë moment të puntatës.

Përsa i përket rubrikës së saj “Kinostar”, është e qartë që përfundoi, por përse mungoi Nevina tek “Trotuar”? Moderatorja ndryshe nga herët e tjera, nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale për të njoftuar fansat të ndiqnin “E Diell”, qoftë dhe thjesht për të mbështetur kolegët dhe miqtë e saj. Kjo “heshtje” e Nevinës për programin, na bën të dyshojmë se ndoshta moderatorja është larguar, ose thjesht siç ndodh shpesh po krijon “suspancë” tek publiku në pritje të projektit të saj të radhës.