Tuesday , May 11 2021

Situata nga përmbytjet në Qarkun e Elbasanit vijon të mbetet problematike. Mbyllen 2 shkolla

Nga informacionet më të fundit të mëngjesit të sotëm, autoritetet njoftojnë se gjatë natës ka pasur rënie gurësh, inertesh dhe aluvionesh në disa akse rrugore. Gjithashtu, nga reshjet masive është dëmtuar një shkollë në Labinot Fushë dhe për pasojë nuk mund të zhvillohet mësimi, ndërsa mësim nuk do të bëhet as në shkollën në Kushovë të Gramshit, pasi prurjet e shumta të përroit rrezikojnë fëmijët për kalimin drejt shkollës.

Informacion per Qarkun Elbasan:

Gjate nates kemi pasur reshje me intensitet te ulet e mesatar e si rrjedhoje kemi pasur renie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset:

Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)-Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize)-Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)-Lumenjte Shkumbin e Devoll jane me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbremja e djeshme, por po mbahet ne monitorim ne gjithe pikat e mundshme ku mund te perbeje rrezik.

Perroi i Zaranikes ka pasur prurje te shumta e te vrullshme por pa pasoja. Nje shkolle ne Nj.A Labinot Fushe nuk zhvillon mesim pasi ka demtime te catise e per rrjedhoje futet uji brenda, dhe nje shkolle ne Nj.A Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta te perroit perbejne rrezik per kalimin ne shkolle.

Furnizimi me energji elektrike ka problem ne disa njesi: Nj.A Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Nj.A Kodovjat e Kukur Gramsh, Nj.A Shushice Elbasan dhe nje pjese e qytetit te Belshit. Grupet e punes te OSHE jane ne terren dhe situate mund te ndryshoje shume shpejt.