Wednesday , April 21 2021

Topalli pyetet nëse do ta bëjë vaksinën. Përgjigjet pa u menduar 2 herë.

Ditën e djeshmeka nisur injektimi i vaksinës anti-Covid në vendin tonë, ku si fillim po e bëjnë mjekët që janë në frontin e parë të lùftës. Por përballë këtij fakti qëndron edhe një dyshim te qytetarët për efektet që mund të sjellë vaksina. Për këtë ka folur edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila konkretisht është pyetur në Abc Neës nëse do ta bënte vaksinën.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim tregoi se vaksinën do ta bënte menjëherë, por theksoi se do të presë që fillimisht ta bëjnë grupet më të rrezikuara. “Do e bëja menjëherë, por s’më takon mua me e ba tashti. Do doja që ta bënin njëherë infermieret, mjekët, të moshuarit”, deklaroi topalli.