Thursday , January 28 2021

“Ke për të prishur çdo marrëdhënie”. Arjan Konomi nxehet nga pyetja e sikletshme që i bën Sindi-Muratit

Ditën e djeshme në emisionin Për’puthen u shfaq takimi që pati konkurrentja Sindi me Muratin. Ky i fundit e përshkroi Sindin si një vajzë të ëmbël. Por ajo që ngjalli debat në studio, ishte pyetja që Sindi i drejtoi Muratit në takim, nëse ai do ta ndiqte në udhëtime pune.

Ai iu drejtua disi ashpër Sindit, ku i tha se duhej të hiqte dorë nga kjo ide, pasi “ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen”.

“Ti Sindi në çdo takim e pyet partnerin nëse të shoqëron në udhëtime pune, por duhet ta dish që në një marrëdhënie, partneri nuk merret me vete si valixhe. Ke për të prishur çdo marrëdhënie të ardhmen, nëse nuk ndryshon këtë, partneri nuk është një valixhe që merret me vete”, tha Arjani.