Saturday , January 16 2021

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Nga dita e sotme, mund të kaloni pa tampon në këtë vend…

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë bën me dije me anë të një njoftimi se nga dita e sotme në Malin e Zi mund të kalohet pa detyrim për të paraqitur rezultatin e tamponit negativ. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Duke filluar që prej datës 12 janar 2021, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.