Sunday , April 18 2021

Skënder Brataj: Ja kur do hiqen përfundimisht masat kufizuese

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka theksuar se masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës mbi 70%. Sipas Bratajt, duhet pasur ende shumë kujdes pasi moshat e reja mbajnë akoma “rekord” për transmetimin e pandemisë. Duke shtuar se efektin e vërtetë të festave të fundvitit tek pandemia do ta shohim në fund të janarit.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen.

Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, u shpreh Brataj për Report Tv.