Sunday , February 28 2021

A do të largohet Tea nga “Për’puthen” nëse Andi nuk rikthehet? Ja si përgjigjet konkurrentja

Andi, një nga konkurrentët e “Për’puthen” prej disa ditësh nuk po merr pjesë në emision për shkak të disa problemeve shëndetësore, ose të paktën këto fjalë kishin nisur të qarkullonin. Mirëpo, pas mungesës së tij, krahas një infeksioni në bajame, duket se fshihet dhe një tjetër pakënaqësi me produksionin.

Këtë gjë e ka treguar, Tea dhe nuk dihet nëse është thjesht në nivel thashethemesh apo e vërtetë. “Kam vazhduar komunikimin e me Andin, ai ka pasur një infeksion të rëndë në bajame, ndërsa sa i përket pjesës që nuk ka dashur të fliste me produksionin, do të doja të lija atë të tregonte hatërmbetjet që ai ka me produksionin, nuk dua të them fjalë në vend të tij. Veprimin e tij e kuptoj, nuk më ka lënduar”, ishin fjalët e saj.

Por të gjithë janë kurioz nëse Tea do të vazhdojë emisioni po nuk u rikthye Andi dhe konkurrentja i është përgjigjur pak minuta më parë pyetjes.

“Sigurisht që do largohem nëse nuk kthehet Andi”, është përgjigjja e Teas. /Descript.al/