Friday , January 22 2021

E bëjmë të gjithë/ “Më ka mbetur që e vogël!”, Luana Vjollca zbulon një nga veset e saj

E keni dëgjua ndonjëherë teorinë, sipas së cilës duhet t’i frysh dorës kur prek qafën? Kjo duket se i paska ngel ves Luana Vjollcës që nga fëmijëria dhe ende nuk i është hequr. Moderatorja ka ndarë një video në Instastory, të shkëputur nga emisioni, ku pa vetëdije ajo prek qafën dhe më pas i fryn dorës.

“Më ka mbetur ves që e vogël që duhet fryrë dora pasi të prekësh qafën. Dhe duke qenë se skena është shtëpia ime sillem si në shtëpi.” – ka shkruar ajo krah videos.

Kujtojmë se “Shiko kush luan” po shkon drejt fundit dhe më 30 janar do jetë puntat e fundit. Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm teksa mbetet për tu parë se çfarë ka rezervuar Luana për javët e fundit.