Thursday , May 13 2021

Reshje dëbore edhe në Elbasan, tre borëpastruese nisin punën për pastrimin e rrugës

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore jo vetëm në zonat malore por edhe në qytet. Reshje dëbore po bien edhe në zonën e Librazhdit deri në Qafë Thanë, ku është ndërhyrë me makineri borë-pastruese. Tre bore pastruese kanë nisur punën për pastrimin e segmentit rrugor.

Në këtë aks po hidhet edhe skorie. Policia rrugore u rekomandon drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë.

Nga reshjet intensive të dëborës janë përfshirë dhe zonat malore në Elbasan, Njësia Labinot mal, ajo e Funarit, por dhe zonat malore në rrethin e Gramshit./dita