Tuesday , June 22 2021

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, Toyota përplaset me Audin, ka të plagosur

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin. Përplasja e frikshme ka ndodhur në afërsi të fshatit Lolaj. Automjeti tip Toyota me targë AA 435 PD, është përplasur me mjetin tip Audi. Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë transportuar për në spital.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Por përplasja mes dy automjeteve ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime.