Wednesday , June 23 2021

Andi në telashe, djali nga Amerika vjen për t’i marrë Tean, vajza befason publikun: Nuk jemi ende çift, por…

Djali i tretë që i është bashkuar emisionit Për’Puthen është Andi. 24 vjeçari është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Amerikë. Andi shkaktoi shumë debate në emison, pasi u hodh direkt në sulm. “Kam ardhur këtu për tre arsye. E para, e dua shumë Shqipërinë, prandaj erdha. E dyta, dua t’u tregoj çunave ca leksione për gocat dhe e treta dua të shoh se cila nga gocat do ma rrëmbejë zemrën. Tipi im është vajza shqiptare. Dua vajzë shqiptare. Dua që femra të më flasë shqip”, deklaroi djali i ri i emisionit.

Andi befasoi pasi tha se i pëlqente Tea dhe do bënte çdo gjë për t’i fituar zemrën. Në kundërpërgjigje, Tea edhe pse tha se nuk ishte ende çift, ajo vazhdon të dalë me Andin 1, i cili prej disa puntatash mungon në emision.

Pjesë nga biseda

Bora Zemani: Cilën nga vajzat pëlqen më shumë

Andi 2: Veçoj Anën edhe Tean.

Mevlani: Këto janë gati për t’u martuar.

Andi 2: Tea ka treguar disa pakënaqësi ndaj Andit. Nuk kam parë as puthje tek këta të dy. Nëse nuk shkojnë bashkë unë jam gati

Tea: Faleminderit! Ne nuk jemi akoma çift. Por kemi deklaruar se do të vazhdojmë bashkë.

Andi 2: Jam haker i zemrave të femrave/ Gazeta SHQIP