Thursday , May 13 2021

“Nuk është e lehtë”. Presidenti i medias së njohur shqiptare preket nga Covid së bashku me të shoqen. Ja gjendja

Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi dhe e shoqja e tij, Mimoza janë prekur nga Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti Ndroqi përmes një postimi në rrjetet sociale, si dhe treguar disa detaje nga beteja e tyre me virusin.

“Të dashur miq, për shkak të pamundësisë për t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv të prekur të dy nga Covid-19. Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qënë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi.”