Friday , March 5 2021

U bë baba për herë të tretë para një muaji dhe e tha vetëm tani, Balla zbulon emrin e vajzës.

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë. Vajza e tij ka ardhur në jetë një muaj më parë, por Balla e ka bërë lajmin të ditur vetëm dje në një intervistë për emisionin “Fit Station” në Neës24. Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, ai ka zbuluar se prej një muaji është babai i tre fëmijëve.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët. Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.

Kujtojme se përpara disa vitesh Sokol balla u divorcua nga Bellinda Balluku me të cilën ka 2 fëmijët e parë, lajm i cili beri buje nw ate kohe ne media. Megjithatë në intervistën e fundit ai nuk e përmendi se cila është gruaja e cila i dhuroi fëmijën e tretë.