Tuesday , June 22 2021

Bashkia Elbasan tjetër investim në rrugët e qytetit. Ja ku ka ndërhyrë këtë herë/ Foto

Bashkia e Elbasanit është duke investuar për rikonstruksionin e rrugës “Iljaz Kosova” në lagjen “Skenderbej”. Ky investim ishte i domosdoshëm dhe i kërkuar shumë herë nga banorët, për shkak të kushteve në të cilat ndodhej rruga, ku prej një kohe të gjatë nuk ishte vënë dorë.

Kryetari i Bashikisë vuri theksin tek cilësia e punimeve duke theksuar se një investim cilësor është një investim afatgjatë dhe i qëndrueshëm:

🌨 Ndonëse temperaturave të ulëta, transformimet e qytetit vazhdojnë. 🏗🚧

Rruga “Iljaz Kosova” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë 🛣 duke i dhënë zgjidhje kështu një gangrene disa vjeçare për më shumë se 8 mijë banorët e lagjes “Skënderbej” në Njësinë 3.👌

#PunëJoGjumë

#MbajmëPremtimet-shkruan Llatja.