Saturday , May 8 2021

Jonida Vokshi i dedikon dy tatuazhe domethënëse vajzës së saj. FOTO

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi ka vetëm disa muaj që është bërë nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Emi. Ajo nuk nguron herë pas here të ndajë imazhe të vogëlushes në rrjetet sociale. Së fundmi, Jonida ka gdhendur në trupin e saj dy tatuazhe, duke i ndarë edhe me fansat e saj në Instastory.

Të parin e ka bërë në dorë dhe shkruan ‘Emi’ me një shkrim të veçantë.

Ndërkohë, tatuazhin e dytë e ka bërë në shpinë, duke shkruar “Faleminderit Zot” me një shkrim të veçantë. 

Padyshim ky tatuazh duket kaq bukur në shpinën e saj dhe të dyja gdhendjet e Jonidës kanë kuptim shumë domethënës.

l.k/abcnews.al