Thursday , May 13 2021

Komentohej takimi me Muratin! Sindi shpërqendrohet, i shkel syrin Atdheut, ai i dërgon puthje

Gjatë ditës së sotme është transmetuar takimi midis Muratit dhe Sindit. Në këtë takim pati shumë surpriza, teksa ra në vesh deklarata e vajzës së virgjër e cila deklaroi se Murati është i denjë për të dhe se e sheh si partnerë të ardhshëm. Murati është një nga djemtë që i është bashkuar së fundmi Përputhen. Ai menjëherë ka fituar simpatinë me qetësinë e tij.

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë skam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë. Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njërëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.