Tuesday , May 11 2021

Ditë më parë shfaqi hapur preferencat e saj ndaj pretendentit të Për’puthen/ Ç’po kurdisin bashkë Fation Kuqari dhe Fifi?!

Fationi dhe Fifi po sjellin një projekt bashkë?! Nuk e dimë nëse ata njiheshin para pjesëmarrjes së Fationin në dating show, por disa story të këngëtares kanë ngjallur goxha dyshime se ata kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor të këngëtares. Fifi postoi fillimisht një video në Instastory, ku shihej duke kënduar këngën e saj që pritet ta lançojë së shpejti “Maniac”, duke i bërë tag Fationit.

Më pas, ajo realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit dhe u pyet se pse i ka bërë tag Fationit. “Sepse është maniak!”- u përgjigj Fifi. Si duket, ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.

Disa ditë më parë, Fifi njoftoi se ka gati jo një por dy këngë dhe e paska bërë zgjedhjen e saj se cilën prej tyre të publikojë më parë.

Nga ana tjetër, Fation u tërhoq të hënën nga gara, pas një sherri me një tjetër konkurrent. Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka bërë me dije se s’do jetë më pjesë e formatit, nisur nga intrigat, mashtrimet apo dyfytyrësitë e konkurrentëve të tjerë.