Wednesday , April 21 2021

Çfarë po ndodh mes tyre? Melisa e Per’puthen poston foton e bukur me Atdheun dhe s’ka nevojë për fjalë!

Ditën e djeshme Melisa dhe Atdheu patën takimin e tyre të dytë i cili ishte plot emocione dhe rrëfime të pathëna më parë. Pas takimit të parë ku ata u shfaqën shumë të afërt fizikisht me njëri-tjetrin dhe komenteve të shumta që e pasuan ata vendosën të ndryshojnë formë në takimin e dytë. Me pranga dhe kollare ata u përpoqën të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit por rrëfimet e tyre ishin plot emocione dhe përqafime.

Ndërkohë pas përfundimit të kësaj puntate ku pati edhe rrëfime të shumta nga dy konkurrentë, Melisa postoi në “Instastory” një fotografi ku shfaqej së bashku me Atdheun. “Nuk ka nevojë për përshkrim”, shkruan Melisa krahas fotos ku ajo shfaqet e ulur në karrige, ndërkohë Atdheu ndodhet pas saj. Teksa qeshin, ata i kanë dhënë njëri-tjetrit një shikim plot emocion.