Tuesday , March 2 2021

‘Zemra ime ende rreh shumë fort për të’, historia frymëzuese e dashurisë së Joe dhe Jill Biden

Disa minuta para se të betohej si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden postoi në Instagram një video të shkurtër që përshkruan një moment të ëmbël, intim midis tij dhe gruas Dr.Jill Biden, ku ajo e kap prej dore bashkëshortin e saj në mënyrë mbështetëse. Në një nga fjalimet e tyre të fundit në shtetin ku kanë jetuar, në Delaware, Jill Biden tha se martesa e tyre është e njohur për: mbështetjen, dashurinë dhe mirënjohjen. Dhe Joe ia ktheu me postimin e tij, duke shkruar: “Të dua Jill, nuk mund të isha kaq shumë mirënjohës nëse nuk do të kisha me vete në këtë udhëtim”.

Rruga e çiftit e cila nisi nga një burrë i ve dhe studente kolegji, e deri më sot, në çiftin e parë të Shteteve të Bashkuara, është frymëzuese. Dhe megjithëse Joe, tani 78 vjeç, duhej t’i propozonte Jill, tani 69 vjeç, pesë herë para se ajo të pranonte, është e qartë që të dy kanë një lidhje të qëndrueshme.

Vitet e hershme

Gjashtë javë pasi u zgjodh senator i Delaëare në 1972, Joe Biden mori një telefonatë shkatërruese: Gruaja e tij, Neilia, kishte ndërruar jetë kur një rimorkio me traktor u përplas në kamionçinën që ajo po ngiste me tre fëmijët e tyre. Vajza Naomi, 1 vjeç, ndërroi jetë gjithashtu, ndërsa djemtë Beau, 4 dhe Hunter, 3 vjeç, u plagosën rëndë dhe qëndruan në spital për disa muaj. Në moshën 30 vjeç, ai u bë një prind i vetëm i djemve të tij.

Në kujtimet e tij në vitin 2007, Joe shkroi për Jill, “Ajo më ktheu jetën time. Ajo më bëri të filloj të mendoj se familja ime mund të jetë përsëri e plotë.”

Në një intervistë për Vogue, Jill kujtoi takimin e tyre të parë: “Unë kisha eksperienca me djem me xhinse dhe t-shirt. Kur Joe erdhi te dera dhe kishte veshur një pallto sportive dhe këpuc serioze, mendova, ‘Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as në një milion vjet. Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë. Shkova lart dhe thirra nënën time në 1:00 të mëngjesit dhe thashë, ‘Mami, më në fund takova një zotëri.”

Lidhja e tyre u bë serioze shumë shpejt, me Jill duke marrë djemtë e Joes menjëherë nën kujdesin e saj: “Kur Joe punonte vonë, unë shkoja për të bërë darkë dhe për t’u bërë shoqëri atyre”. Por, përkundër dashurisë së saj për Joe dhe fëmijët e tij, ajo refuzoi pesë herë propozimet e tij për martesë.

Pasi u nda nga bashkëshorti i parë Bill Stevenson, ajo ishte e kujdesshme ndaj martesës në përgjithësi. Jill gjithashtu dëshironte t’i kushtonte vëmendje karrierës së saj.

Në vitin 1977, çifti u martua – madje morrën dhe djemtë në muajin e mjaltit – dhe në 1981 ata mirëpritën vajzën e tyre Ashley. Disa muaj më vonë, Joe iu nënshtrua një operacioni për një aneurizëm të trurit. Gjatë shërimit, ai pësoi një emboli pulmonare. Disa muaj më vonë, duhet t’i nënshtrohej një tjetër operacioni për një aneurizëm të dytë.

Jill tha se tendenca e saj për të qenë stoike i shërbeu gjatë asaj kohe të vështirë për familjen e tyre.

“Fëmijët tanë kurrë nuk më panë të qaja kur Joe ishte shtrirë afër vdekjes në spitalin Ëalter Reed, pas dy aneurizmave të tij në 1988.”

Pasi kaloi kjo periudhë e vështirë dhe Joe po gëzonte shëndet të mirë, vazhduan të ndjekin karrierën e tyre individuale, ai u ngjit në radhët e Senatit, ndërsa ajo vazhdoi të jepte mësim.

Një tragjedi tjetër e goditi sërish familjen Biden. Në maj 2015, djali i tyre Beau ndërroi jetë nga kanceri i trurit në moshën 45 vjeç, vetëm dy vjet pas diagnozës së tij.

“Ishte krejt tronditëse,” tha Jill në një intervistë. “Jeta ime ndryshoi në një çast. Gjatë gjithë sëmundjes së tij, unë vërtet besoja se ai do të jetonte, deri në momentin kur ai mbylli sytë dhe unë kurrë nuk e humba shpresën.”

 Së bashku ata u mblodhën dhe e gjithë familja Biden u shfaq më e fortë dhe më e lidhur se kurrë.

Ndërsa koha kaloi dhe çifti Biden u shërua nga pikëllimi i tyre, Joe vendosi të ndiqte presidencën edhe një herë, në vitin 2020. Jill ishte pranë tij, duke luftuar për bashkëshortin e saj – madje ajo ndaloi ashpër një protestuese që t’i afrohej në skenë gjatë ditët e para të garës.

Gjithashtu dhe Joe vazhdoi të ishte nxitësi më i madh i gruas së tij, duke e vlerësuar atë publikisht në Konventën Kombëtare Demokratike si “personi më i fortë që njoh. Ajo ka një shtyllë kurrizore si një metal. Ajo dashuron thellë dhe kujdeset shumë”. Në një intervistë në CBS, Joe tha për gruan e tij, “Unë e adhuroj atë. Mund të tingëlloj si budalla – por mund të them se kur ajo zbret shkallët dhe e shikoj, zemra ime ende rreh fort si në momentin e parë.”

“Zemrat tona janë thyer. Por i vetmi vend ku jemi të sigurt nga të gjitha rreziqet e dashurisë është ferri “, shkroi Jill. “Dhe një gjë në jetën time ka qëndruar e njëjtë: Unë dhe Xhoi kemi pasur gjithmonë njëri-tjetrin.”