Thursday , May 13 2021

15-vjeçarja shqiptare del e para në Francë: Ajo shkëlqeu e nderuan edhe politikanët francez

15-vjeçarja shqiptare Klea Lela ka arritur të shkëlqejë e të jetë më e mira në konkursin e elokuencës në Franë. Familja e Kleas emigroi në Francë në vitin 2017. Ato nuk dinin gjuhën frënge, por me ndihmën e një shoqate u vendosën në Maison Flora-Tristan. Klea arriti të kuptohej me njerëzit vetëm nëpërmjet gjuhës angleze fillimisht.

Për të kremtuar fitoren e saj u organizua në qendrën kulturore Flora-Tristan në Cherbourg, një ceremoni për nder të saj. Të pranishëm në ndarjen e çmimit ishin Kryetari i Bashkisë Cherbourg-en-Cotentin, familja e Kleas, mësuesit e saj, kumbarët e saj të pagëzimit dhe Klea i falenderoi të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit të gjithë këtyre njerëzve që më ndihmuan të flas frëngjisht, faleminderit mësuesve”, u shpreh e ngazëllyer Klea. Ky çmim është një mundësi shumë e mirë për 15-vjeçaren shqiptare, tashmë në shkollë të mesme, e cila synon të bëhet avokate.

Senatori Jean-Michel Houllegatte ka shprehur kënaqësinë që Klea të vizitojë Senatin në Paris, si dhe vetë senatorin.