Saturday , May 8 2021

Kjo nuk pritej/ Atdheu refuzon të dalë në takim me Ledianën për një arsye shumë të thjeshtë!

Si çdo të premte, disa prej vajzave të Për’puthen iu është kërkuar të zgjedhin një prej djemve për të dalë në një takim javën e ardhshme. Teksa pyetja iu drejtua Ledianës, kjo e fundit zgjodhi Atdheun. Mirëpo, kjo zgjedhje e Ledianës ka hasur në refuzimin e konkurrentit nga Kosova, për arsye se ky i fundit nuk e ndjente për të dalë në një takim me të për shoqëri.

 “Jo që kam diçka personale me Ledianën, është gocë e bukur edhe kur ka ardhur ka ardhur me qëllime të qarta. Por nuk dua të kem takime me kushte dhe se të thonë të tjerë. Nuk dal në takim për shoqëri unë, plus nuk e ndiej për momentin!”, – është shprehur Atdheu, nisur nga debati i Ledianës dhe Mevlanit minuta më parë.

E gjendur përballë këtij refuzimi, Lediana ka refuzuar të thotë një emër tjetër, derisa i është “dorëzuar” formulës së emisionit dhe tha emrin e Arbërit. Kështu, javën tjetër Ledianën nuk do ta shohim në një takim me Mevlanin, sicc jemi mësuar deri tani, por me Arbërin.