Saturday , May 8 2021

Model kurajoje/ Njihuni me punonjësen e verbër sociale nga Elbasani. Udhëton çdo ditë rreth 20 km për të …

Personat me aftësi ndryshe në Shqipëri hasin vështirësi të mëdha për t’ja dalë e për t’u shkolluar. Edhe pasi kjo ndodh, hasin vështirësi të mëdha për t’u punësuar, edhe pse ekziston një ligj që detyron institucionet publike e private t’i punësojnë. Elida Çela është e verbër ndërsa ëndrra e saj më e madhe për t’u punësuar tashmë u realizua.

Por duket se vështirësitë nuk do të kenë të sosur. Elida është punësuar si punonjëse sociale në një fshat të largët të Elbasanit .

Teksa qindra të rinj refuzojnë vendet e punës në fshat, Elida nuk dorëzohet. Edhe pse do t’i duhet të udhëtojë 20 km dhe në 3 shkolla vartëse, ajo thotë se puna është gjithçka.

Vendosmëria dhe forca e vajzës nga Elbasani është për t’u admiruar, ndërsa kontributi i saj në shoqëri i jashtëzakonshëm, si punonjëse sociale, por mbi të gjitha si model kurajoje./tch