Tuesday , March 2 2021
Woman with long, silvery, grey hair blowing across her face, close up.

Nuk po plakeni/ Këto janë tre arsyet pse ju shfaqen thinjat në flokë

Shumica e njerëzve fillojnë të kenë flokë gri menjëherë pas 30, por qimet e para të bardha shfaqen pak më herët tek ata që kanë një predispozitë të trashëguar për të humbur herët ngjyrën natyrale të flokëve. Nëse prindërit tuaj u bënë flokë të bardhë në moshë të vjetër, por ju për herë të parë ju ka ndodhur më vonë, atëherë faktorë të tjerë mund të përfshihen, sipas disa dermatologëve.

Shihni tre prej tyre:

Stresi i tepërt

Megjithëse shumë shkencëtarë vënë në dyshim efektin e stresit në thinjat e parakohshme, një studim i vitit 2013 nga studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut zbuloi se nivelet e larta të stresit çojnë në humbjen e qelizave burimore në bazën e gjëndrës së flokëve. Ndoshta në të ardhmen diçka e ngjashme do të konfirmohet për njerëzit.

Problemi shëndetësor

Në disa raste, qimet e para të bardha shfaqen në moshë të re për shkak të një çrregullimi në funksionin e gjëndrës tiroide ose hipofizës (gjëndrës në tru). Gri shoqërohet gjithashtu me sëmundje autoimune që prekin lëkurën dhe flokët, të tilla si alopecia dhe vitiligo.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 shoqërohet me thinjen e flokëve. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë që të ketë një mosfunksionim në trup që nuk lejon thithjen adekuate të vitaminës.

The vast majority of people with gray hair have age-related graying. However, sometimes graying hair indicates an illness.