Tuesday , March 2 2021

Aksident rrugor në aksin Elbasan – Peqin. Ka të plágosur rëndë (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugor Peqin -Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë tre kanë mbetur të plagosur tre persona ,dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë dy autoambulanca që i transportuan të plágosurit për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Fatmirësisht të tre personat e lënduar gjatë këtij aksidenti janë jashtë rŗezikut për jetën. Policia ka shkuar menjehere ne vendgjarje dhe ka disiplinuar trafikun e automjeteve. Ndërkaq po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti me pasojë lëndimin e tre personave.