Saturday , May 8 2021

Prej ditësh i shtruar, ky është 29-vjeçari nga Librazhdi që humbi jetën nga Covidi; s’kishte sëmundje shoqëruese

Nëntë persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.  Në mesin e viķtimave ishte 29-vjeçari, Olsi Skura nga fshati Pishkash i Librazhdit.  Skura i shtruar prej ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte komplikacione dhe sëmundja e koronavirusit i mori edhe jetën.

Sipas të dhënave, Olsi Skura nuk kishte sëmundje shoqëruese, ndërsa bëhet kështu ndër viķtimat më të reja në vend që humb jetën nga Covid-19.