Saturday , March 6 2021

Reshje shiu, fryhet lumi Shkumbin e përroi i Zaranikës, ŗrezikohet përmbytja e disa zonave!

Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme. Këto kanë sjellë sërish probleme në disa prej qyteteve dhe fshatrave. Fryhet përroi i Zaranikës dhe ŗrezikon të dalë nga shtrati për shkak të reshjeve. Përroi kalon shumë pranë dy lagjeve duke i ŗrezikuar përmbytjen. Ndërkohë edhe lumi Shkumbin ka pësuar rritje të nivelit të ujit ku ka dhe shumë prurje.

Edhe ditën e djeshme reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shumë problematika. Lumi Ishëm doli nga shtrati e për pasojë dhjetra hektarë tokë bujqësore u përmbytën në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas. Në lumin Drin e Mat janë rritur prurjet, por nga sa raportohet deri tani nuk përbëjnë ŗrezik për të dali nga shtrati, Në Lezhë, problem është furnizimin me energji elektrike, ndërsa në Finiq një urë e kanalit ujitës është ndarë në dysh.