Friday , March 5 2021

“Të Besoj” në Elbasan/ Kushi dhe Llatja: T’i kthejmë shkollat në mjedise miqësore dhe mbështetëse

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, i është bashkuar sot aktivitetit “Të Besoj”, organizuar nga UNICEF Albania dhe Bashkia Elbasan, si pjesë e fushatës kombëtare për të mbështetur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare, në lidhje me problematikën e abµzimit dhe dhµnës seksµale të fëmijëve.

“Si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po punojmë fort çdo ditë që t’i kthejmë shkollat tona në mjedise miqësore ku jo vetëm mësohet, por edhe ofrohet qetësi dhe mbështetje reale për të gjithë nxënësit. Shkollat luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin, parandalimin, por edhe ndërgjegjësimin kundër fenomenit të abµzimit seksµal të fëmijëve”, nënvizoi Kushi.

Ajo shtoi se janë ndërmarrë masa konkrete për ta fuqizuar parandalimin e këtij fenomeni, duke përgatitur udhëzues dhe manuale për nxënësit, mësuesit dhe psikologët shkollorë, si dhe me projekte konkrete që ndihmojnë për ta lµftuar dhe parandaluar këtë fenomen.

“Njëkohësisht, është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe komunitetet shkollore, për t’u përfshirë në fushata të tilla”, u shpreh ministrja.

Nderkohe kryetari Llatja ka shkruar:

#TëBesoj 💙 fushata kombëtare e UNICEF Albania ndalesën e radhës e kishte në #Elbasan.😊

Me Përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri z.Roberto De Bernardi, Ministren e Arsimit Evis Kushi dhe Prefektin e Qarkut Klevis Xhoxhi ndamë mesazhe ndërgjegjësimi ndaj një fenomeni shqetësues për shoqërinë, 👉abµzimin e dhµnimin e fëmijëve.

#BashkiaElbasan ka qenë mjaft sensitive ndaj cështjes së mbrojtjes të fëmijëve, duke inicuar një sërë hapash:

✔️Miratimi i politikës për “Mbrojtjen e fëmijëve”

✔️”Shërbimi lëvizës” një mekanizëm i ofrimit të shërbimeve në familje për fëmijët në mbrojtje dhe me aftësi ndryshe

✔️ Ngritja e Njësive të Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit pranë njësive administrative

Për ne, fëmijët janë të parët!❤️🇦🇱