Saturday , May 8 2021

Atdheu i Përputhen kapet mat me konkurrenten e Love Story, cfarë po ndodh mes tyre

Djali nga Gjakova, Atdhe Xharavina, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në emisionin “Për’puthen”. Fillimisht, ai nisi takimet e bujshme me Ana Lleshin, konkurrenten që u pezullua nga emisioni, ndërsa pas Anës u vu re pëlqimi i Atdheut për Melisën. Takimet me këtë të dytën ishin gjithashtu mjaft të ngrohta e të sinqerta, pasi si Melisa, ashtu edhe Atdheu, treguan historinë e jetës së tyre.

Mirëpo, në puntatën e dy ditëve më parë në “Për’puthen”, djali simpatik gjakovar zbuloi se është mes dy vajzave, pasi ka gjithashtu një simpati për Sindin.

Pa vendosur ende si e sheh veten e tij në programin dating dhe pa përcaktuar akoma pëlqimin e vetëm, Atdheu është filmuar jashtë ambienteve të televizionit me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Drita Perhatin. Ka qenë vetë Drita ajo që ka ndarë një video në InstaStory, ku tregon se ata kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit mbrëmjen e kaluar, në një lokal gjatë darkës, i cili shoqërohej me muzikë.

Nuk e dimë pse konkurrenti i “Për’puthen” është shoqëruar me vajzën e “Love Story”, megjithatë me siguri s’duhet të ketë asgjë më shumë veç njohjes apo miqësisë.